Aplikacion
Në kamerat e sigurisë 40-vjeçarja Amina Abkarova shihet duke hyrë në sallën ku do të zhvillohej gara më 2 gusht.
Ajo shikon emrat e konkurrentëve në një listë (ku tregohej se ku do të ulej kundërshtarja e saj) dhe pasi sigurohet që fusha është e pastër, i afrohet një prej tabelave të shahut tashmë të vendosura.
Pasi hodhi një vështrim përreth për t’u siguruar që asnjë nuk po e shikonte, nxjerr diçka nga çanta. Më pas shihet teksa hedh një substancë mbi tavolinë dhe tabelën e shahut dhe largohet.
Objektivi i Abkarova, sipas mediave ndërkombëtare, ishte 30-vjeçarja Umayganar Osmanova, e cila më pas u ul në tavolinën e shfaqi probleme shëndetësore.
Veprimet e shahistes 40-vjeçare u zbuluan pasi një gjyqtar i garave raportoi në polici për gjendjen e çuditshme të Osmanovas, duke bërë që të kontrolloheshin kamerat e sigurisë.
Abkarova më vonë pranoi para autoriteteve se kishte thyer një termometër në tavolinën ku do ulej 30-vjeçarja dhe kishte hedhur merkur mbi të. Madje, raportohet se ajo u përpoq të justifikonte aktin e saj duke thënë se Osmanova ishte ajo që nisi sherrin mes tyre.
Abkarova fitoi kampionatin rajonal të shahut të Kaukazit vitin e kaluar dhe punonte si trajner shahu në një shkollë në Makhachkala.