zoom

Aktualitet

Vajza e mitur në Tiranë vjedh lekë nga prindërit, kërcënohej nga dy vëllezër me foto intime

Një vajzë e mitur u detyrua të kryente vjedhje brenda shtëpisë së saj për të shpëtuar nga dy vëllezër shantazhues.

Këta të fundit e kërcënonin vajzën se nëse nuk do t’u jepte lekët që kërkonin, do të publikonin fotot e saj intime, që i kishin marrë gjatë bisedës me të në rrjetet sociale.

Sipas policisë së Tiranës, e mitura ka marrë nga shtëpia pa leje 1 milion lekë për t’ua dhënë dy vëllezërve.

Por ata vazhduan të kërkonin më shumë para. E gjendur në këto kushte, e mitura u tregoi prindërve, që bënë kallëzimin dhe më pas dy vëllezërit ranë në pranga.