Aplikacion
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, ku një makinë u përplas me një motor.
Për pasojë, drejtuesi i motorit, një 70-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije nga grupi hetimor, mori plagë të rënda në trup dhe ndërroi jetë në spital.
Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër që u përfshi në aksident u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të shpjeguar dinamikën e ngjarjes.