zoom

Lajme

Rrahu personazhin e TikTok dhe u shpall në kërkim, Noizy mohon të ketë qenë pjesë e ngjarjes

Reperi Noizy ka reagur lidhur me lajmin se Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim së bashku me DJ Crax dhe e akuzon për ‘’lëndime të rënda trupore’’.

Noizy përmes një shkrimi në rrjetet sociale shprehet se ky është një kurth dhe se ai nuk ka lidhje me ngjarjen.

Teksa ai pretendon se nuk është arratisur, por po konsultohet me profesionistë dhe do ta ndjekë në rrugë ligjore ngjarjen.