Aplikacion
Babai i autorit, i njohur në fshat si Xhevit Cene, mësohet se është autor i tre vrasjeve.
I ati i Huso Islamit mësohet se i ka marrë jetën tre grave të tij. Njërës nga bashkëshortet mësohet se i ka marrë jetën duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka mbytur duke e hedhur në pus, ndërsa të tretën e ka mbytur në lumë.
Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.
Por fundi ka qenë tragjik edhe për vetë autorin e krimit. Pasi i biri zbuloi vrasjen e së ëmës u konfliktua me 69-vjeçarin dhe e hodhi nga shkallët, për pasojë Huso Islami humbi jetën. 69-vjeçari Huso Islami njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shalës të Konispolit, ndërsa familja Islami mësohet se e ka origjinën nga fshati Markat, i të njëjtës Bashki.