zoom

Lajme

Denoncon Dule: Vangjel Tavo u fut në garë me 1 mijë vota plus, ka në krah kriminelët

Proces i parregullt dhe i manipuluar është konsideruar edhe nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, votimi për kryetarin e ri të bashkisë së Himarës.

Në një prononcim për mediat Duke tha se mbi 6 mijë zgjedhësve i mohohet e drejta e votës sepse kanë dokumente identifikimi të skaduara.

Në bazë të të dhënave që ne kemi, janë rreth 600 zgjedhës që janë paraqitur në qendrat e votimit dhe për shkak të dokumenteve të skaduara, nuk janë lejuar të votojnë”, tha Dule.

Dule tha se në këtë proces kandidati socialist ka hyrë me mbi 1 mijë zgjedhës në favor të tij.

Nëse i referohemi numrit të personave të transferuar në Bashkinë e Himarës dhe atyre që po i mohohet e drejta e votës, kandidati socialist Vangjel Tavo, ka hyrë në këtë proces me plus 1 mijë vota.”-shtoi ai.

Dule nuk kurseu as akuzat kur tha se persona me precedent penal në mbështetje të socialistëve.

Është vënë re prania intensive e qytetarëve me precedentë penale, të shoqëruar nga Kryetarët e Bashkive të Konispolit dhe Vlorës”, tha Dule.