Aplikacion
Lobimi konsistonte në orientimin e opinionit publik nëpërmjet deklaratave që bënte gjatë emisioneve televizive, ndaj parcelave të kanabisit të bandave kundërshtare, duke mbështetur kështu pandëshkushmërinë e bandës që e financonte.
Personi që shihni në foto është pikërisht trafikanti që financonte gazetarin, i cili ra në përgjimet e SPAK-ut.
Bëhet fjalë për Ilirian Zaimin, drejtuesi i grupit kriminal që trafikoi tonelata me drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe që etiketohet nga skafistët e penduar si Daja apo Lani.
Bashkëpunëtorët e drejtësisë, Mariglen Shusha dhe Donial Drolli rrëfejnë se si grupi i Dajës ndërveproi me mafian bavareze dhe se si shefi kultivoi platancione të tëra në zonën e Skraparit dhe nën bekimin e policisë lokale.