zoom

Lajme

Rike Roçi dhe Ilnisa Agolli kunata? Ç’po ndodh mes dy banoreve të BBV, “armike” me njëra-tjetrën

Rike Roçi ka nxitur dyshimet se është bërë kunatë me Ilnisa Agollin, dy “armike” të përbetuara në BBV.

Ajo ka publikuar një foto me Rinor Mjekiqin, vëllain e moderatorit Meriton Mjekiqi, me të cilin Rike Roçi kishte miqësi brenda dhe jashtë shtëpisë, por më pas marrëdhënia e tyre u prish.

Foto e tyre është komentuar shumë dhe fansat kanë nxitur dyshimet për një romancë me tyre.

Kujtojmë që armiqësia mes dy banoreve të nisi për shkak të xhelozisë së Ilnisa Agollit për afrimitetin që Rike kishte në BBV me Meritonin.

A mund të themi që tashmë vajzat janë kunata me njëra-tjetrën? Kjo mbetet për t’u parë, pasi ende nuk ka një reagim publik në lidhje me thashethemet.