zoom

Aktualitet

Zbardhet grabitja e bujshme e parave në Rinas – Plani u thur nga vëllezërit Çopja

Pesë vite pas grabitjes së bujshme të ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit në Tiranë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arritur të zbardhë se kush fshihej pas skemës së vjedhjes.

Sipas hetimeve të SPAK, plani i grabitjes u thur dhe u urdhërua nga vëllezërit Franc Çopja dhe Hajdar Çopja nga Elbasani.

“Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë”, njoftoi SPAK këtë të enjte.

Në prill të vitit 2019 në aeroportin e Rinasit u grabitën 7 thasë me para, 5 thasë kishin kartëmonedha valutë, ndërsa 2 thasë monedha metalike. Në total u grabitën 10 milionë euro.