Aplikacion
Raportohet se në zyrë gjatë tubimit, si rrallë më parë, ndodhej edhe vetë kryebashkiaku Erjon Veliaj, për të cilin Opozita dhe Aleanca Qytetare kërkon dorëheqjen.
Kërkesë kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndalja e tij para drejtësisë, teksa SPAK i ka arrestuar drejtorët për skandalin me dosjen “5D”. Ndërkohë, policia ishte vendosur gardh para godinës.
Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu, në fjalën e tij nga protesta para Bashkisë Tiranë, u shpreh se sot nuk ka më arsye se përse qytetarët të mos dalin në protestë. Ai u shpreh se Prokuroria e Posaçme në vend që të merret me ata që vjedhin qytetarët, merr masa ndaj liderit të PD Sali Berisha. Arsyeja për këtë sipas tij është fakti që Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve dhe korrupsionit.
“Sot patë një lajm nga Mazniku si do të rrisë rrogat punonjësve të tij. Pamë lajmë për planet e qeverisë dhe asnjë qytetar nuk dëgjoi nëse ka ndonjë plan qeveria apo bashkia për punët e qytetit. Në vend që SPAK të merret me hajdutët, merret me liderin e opozitës, sepse Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve dhe korrupsionit. Sot nuk është më pyetja pse të protestojmë, sot nuk ka më arsye se përse të mos protestojmë”, tha Balliu. /ZOOM.AL/