zoom

Aktualitet

Shpërthim në një kantier në ndërtim në Tiranë

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një kanter ndërtimi në Tiranë.

Sipas policisë, shpërthimi i dëgjuar ishte i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.