zoom

Aktualitet

Pranga shqiptarit në Greqi – Përplas me makinë bashkëatdhetarin dhe e dhunon me grushte e shkopinj

Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, i akuzuar për dhunimin e një bashkëatdhetari 30-vjeçar.

Fillimisht, ai e ka përplasur me makinë të riun, duke dalë nga rruga në zonën e Pylit në Kos.

Më pas, për motive ende të pazbardhura, 50-vjeçari ka nisur ta dhunojë shqiptarin 30-vjeçar me shkopinj e grushte.

Pas ngjarjes, autori u arratis nga vendi i krimit, ndërsa 30-vjeçari bëri denoncim në polici për të.

Efektivët e arrestuan 50-vjeçarin disa orë pas ngjarjes.