Aplikacion
Shkak për këtë kallëzim është bërë një procedurë tenderi e realizuar në muajin Korrik 2024 nga Autoriteti Portual Durrës, i cili ka nënshkruar një kontratë konsulence me kompaninë holandeze Royal Haskoning DHV, me vlerë 12 milionë euro, për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e portit të ri të integruar të Durrësit në Porto-Romano.
Kjo kontratë është lidhur me negocim të drejtpërdrejtë ndërmjet drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu dhe përfaqësuesve të kompanisë private Royal Haskoning DHV, pa iu nënshtruar procedurave të zakonshme të prokurimit publik. Ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu rezulton se ka shmangur të gjitha rregullat e prokurimit publik, duke përzgjedhur drejtpërdrejtë kompaninë fituese, duke cënuar haptazi interesin publik dhe dëmtuar rëndë Buxhetin e Shtetit, me qëllim përfitimin ekonomik të subjektit privat.
Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal. /ZOOM.AL/
Zbulohen dy moderatorët e Festivalit të Këngës! Prezantuesja rikthehet në ekran pas shumë vitesh