Aplikacion
Dhe pas katër ditësh garash në disiplina të ndryshme, përfaqësuesja e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës është delegacioni me më shumë podiume. Në fakt diçka e pritshme për delegacionin më të madh të sportistëve në Paris.
Në total skuadra e SHBA-ve ka koleksionuar 26 medalje, prej të cilave katër janë të arta, 11 të argjendta dhe 11 të bronxta. Në vendin e dytë renditet Franca, e cila ka grumbulluar 18 medalje, të cilat janë 5 të arta, 9 të argjendta dhe 4 të bronxta. Në vendin e tretë renditet Republika e Kinës, e cila ka marrë 14 medalje (6 ari, 6 argjendi dhe 2 bronzi).
Mes pesë delegacioneve të para spikat Japonia, e cila ka marrë 13 medalje në total, por deri më tani kanë marrë 7 medalje të arta, dy të argjendta dhe 4 të bronxta. Britania e Madhe mbyll këtë klasifikim (top 5) me 12 medalje (4 ari, 5 argjendi, 3 bronzi). /ZOOM.AL/
Vrasja e Altin Dedjas në Ndroq, policia gjen makinën e autorit te “Shkëmbi i Kavajës”