Aplikacion
Dallëndyshe Bici njoftohet sipas shkresës zyrtare të firmosur nga kreu i ekzekutivit, se largohet nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe emërohet kryeinspektore e IKMT-së, pak a shumë një rikthim pas INUK-ut.
Vendimi vjen pasi Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, ndërsa më herët mbante postin e kryeinspektorit të IKMT-së. Kujtojmë se Bici u emërua në këtë detyrë në 9 mars të vitit 2023-it. Sakaq, në vend të Dallëndyshe Bicit është emëruar Lorena Goxhabelli.
Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022. /ZOOM.AL/