Aplikacion
Sipas lajmit të “space.com”, Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC) e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) ka bërë paralajmërim për një stuhi gjeomagnetike.
SWPC njoftoi se ekziston mundësia e vëzhgimit të Aurora Borealisit në gjerësinë e mesme të Tokës, në Evropë dhe SHBA, pas stuhisë gjeomagnetike që parashikohet të ndodhë gjatë ditës. madje sipas astrofizikantëve dhe shkencëtarëve, këto aureola do zbresin deri poshtë qyteteve të banuara, pasi zakonisht shihen në polet e ekstremit të rruzullit.
Më konkretisht parashikohet të shihen deri në Nju Jork dhe pjesa e Skandinavisë si Danimarka apo Rusia, pra afër qendrës së Evropës.
NOAA vuri në dukje se stuhia gjeomagnetike, e cila do të fillojë në nivelin G3 në një shkallë 5-nivelëshe, mund të vazhdojë deri më 1 gusht. Stuhitë diellore përmbajnë valë apo rreze të dëmshme gama, por Toka mbrohet nga fusha e saj elektromagnetike.
Aty ku edhe fusha e saj është e harkuar apo më e dobët, kjo stuhi vjen afër dhe shkakton aureolat apo dritat shumëngjyrëshe. Mosdepërtimi i stuhisë mbron jetën në Tokë, por nuk kalon pa pasoja, sidomos në hapësirën satelitore dhe gamën teknologjike dhe elektronike, duke i dëmtuar, pushuar së funksionuari, çakorduar dhe nxjerrë jashtë përdorimit.
Dhe nëse një ditë këto stuhi ia dalin të çajnë mburojën e Tokës, atëherë jo vetëm apokalipti do ishte i sigurt, por do pushonte së ekzistuari bota elektronike që njohim, duke na kthyer te gjithçka mekanike apo “shekullin e karrocave”. /ZOOM.AL/