zoom

Aktualitet

Tiranës i shtohet tjetër kullë, gati projekti për godinën me të lartë në kryeyqytet

Një tjetër kullë do t’i shtohet kryeqytetit.

Në Rrugën e Barrikadave do të “ngrejë kokë” një godinë 100 katëshe, më e larta deri tani në Tiranë.

Kulla është projektuar nga një arkitekt nga Kili, Alejandro Aravanea që punon në studion “Elemental Studio”.

Në Tiranë projekti do të zbatohet nga “Delta” dhe “Techno Alb”.

Kulla do të ketë formën e dy gishtave dhe do të ngrihet vetëm pak metra larg “Malit të Tiranës”.