zoom

Lajme

Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri, sa vota morën 4 ministrat e rinj

Kuvendi votoi këtë të martë për ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama dhe të dekretuara nga presidenti Bajram Begaj.

Gjatë seancës parlamentare u votua për katër ministrat e rinj të kabinetit, Petrit Malaj, Pirro Vengu, Ervin Hoxha dhe Taulant Balla.

Petrit Malaj në postin e ministrit të FinanElisa u votua nga 77 deputetë.

Po me 77 vota pro u emërua si ministër i Mbrojtjes Pirro Vengu, ndërsa Ervin Hoxha në postin e ministrit të Brendshëm mori 76 vota pro.

Taulant Balla si ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin mori 78 vota pro.