zoom

Lajme

Kabineti i ri qeveritar i Ramës “në ajër”, a do i dekretojë Begaj ministrat? Sot ka dhe Parlament

Pas ndryshimeve në qeveri, pritet dekretimi nga Presidenti Bajram Begaj i ministrave të rinj dhe që të mblidhet sot Kuvendi në një seancë të posaçme për miratimin e kabinetit të ri.

Sipas programit, teksa presidenti do të dekretojë këto ndryshime, pasditen e sotme në orën 18:00 do të mblidhet edhe Kuvendi, edhe pse e enjtja dhe e premtja e kaluar ishte seanca e fundit për këtë sesion. Deputetët do të votojnë këto ndryshime në qeveri, që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit Zgjedhor të PS-së ditën e diel.

Taulant Balla i lë vendin Ervin Hoxhës, drejtor i IKMT, te Ministria e Brendshme dhe shkon te Ministria e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin. Kreu i qeverisë kishte njoftuar se Elisa Spiropali do të propozohej për kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Ndryshimet prekin edhe strukturën e grupit parlamentar socialist, pasi Bledi Çuçi do të votohet për nënkryetar të Kuvendit, duke pasuar në këtë detyrë Ermonela Felajn. Niko Peleshi u largua nga ministër i Mbrojtjes për të zëvendësuar Bledi Çuçin në krye të grupit parlamentar të PS.

Ndryshimet e Ramës:

-Kryetare e Kuvendi- Elisa Spiropali, Zëvendëson Lindita Nikollën

-Nënkryetar i parlamentit- Bledi Çuçi, Zëvendëson Ermonela Felaj

-Kryetar i grupit të PS- Niko Peleshi, Zëvendëson Bledi Çuçin

-Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla, Zëvendëson Elisa Spiropalin

-Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha, Zëvendëson Taulant Ballën

-Ministër i Financave, Petrit Malaj, Zëvendëson Ervin Meten

-Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu, Zëvendëson Niko Peleshin

/ZOOM.AL/