Aplikacion
Të ardhurat e buxhetit ishin në fund të qershorit 230 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Konsolidimi fiskal vazhdon të fitojë moment, teksa borxhi publik pritet të ulet nën 58 për qind e Prodhimit Kombëtar në fund të këtij viti.
Buxheti financoi dy raundet e rritjes së rrogave në sektorin publik pa presione të shtuara mbi financat e shtetit. Në kushtet kur ministria e Financave nuk rezulton të jetë përfshirë në ndonjë skandal të madh korruptiv, pyetja që lind natyrshëm është; pse fluturoi koka e ministrit të Financave?
I njëjti arsyetim vlen edhe me ndryshimet në ministrinë e Mbrojtjes. Të paktën publikisht, nuk dihet që Niko Peleshi të ketë ngecur në rrjetën e ndonjë skandali korruptiv gjate detyrës si minister i Mbrojtjes.
Sikletet e tij, të cilat pak kohë me pare e cuan ne deren e SPAK, jane me te hershme. Ato datojne nga koha kur drejtonte bashkine e Korces dhe lidhen tangent me inceneratoret. Por sic eshte bere e qarte tashme, inceneratoret ishin pune ne grup. Dhe per punet qe behen ne skuader, kryeministri nuk leshon njeri.
Atehere cili eshte motivi i largimit te dy ministrave, te cilet te pakten ne drejtim te korrupsionit ishin nder anetaret e qeverise qe i sillnin me pak kosto politike kryeministrit apo maxhorances? Pergjigja eshte paradoks.
Peleshi dhe Mete fluturuan pikerisht se paten frike te zhyteshin ne korrupsion. Ose me sakte te firmosnin ato që kryeministri i quan pune ne skuader.
Dhe kur dikush pengon skuadren te jape me koncesion sistemin kombetar te pagesave, te zgjase kontraten e markimit apo tjetersimin e pronave te ushtrise, atehere ai del jashte skuadre. Dhe qe problemi te mos perseritet, zevendesuesit duhet te kene dhene prova qe nuk pengojne.
Porro Vengu sapo mbylli nje kontrate te fshehte 12 milione euro me negocim te drejteperdrejte ne Autoritetin Portual. Tashme ai promovohet per te zhbllokuar ngercin e privatizimit te pronave te ushtrise, te cilat Peleshi kishte frike t’i firmoste.
Petrit Malaj shkon nga AKBN per te cliruar projektet problematike qe Ervin Mete nuk i firmoste. Dhe teksa qytetaret do te ngopen keto dite me analizat politike qe sqarojne motivet e ndryshimeve ne qeveri, arsyeja eshte fare e thjesht. Ceta formohet sipas qellimit.
Edward Teach ishte kryepirati me famekeq ne historine e njerezimit. Sa here qe vendoste te plackiste ndonje qytet te madh dhe i duheshin me shume njerez, ai kishte vetem nje urdher per zevendesit e tij. Mua me duhet placka. Ju tani, gjeni piratet e afte per te plackitur. Nga Mjekerziu tek Mjekerbardhi, ndryshon vetem ngjyra e mjekrres. Por filozofia eshte e njejte.