Aplikacion
Për të siguruar të paktën një mes Nico Williams dhe Dani Olmo, klubi katalanas duhet të shesë. Madje, nga Katalonja, siç raporton “Sport”, thonë se emri që mund të sakrifikohet është ai i Vitor Roque.
Braziliani vlerësohet 40 milionë euro, me këtë shumë, ai mund të largohet nga gjigandët e La Liga 6 muaj pas ardhjes së tij. 19-vjeçari është impenjuar në 14 ndeshje, ku ka realizuar vetëm 2 gola dhe nuk ka provuar shijen e asistit.
Një problem mbetet gjetja e një klubi që mund të paguajë shifrën e lart-përmendur. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim. /ZOOM.AL/
Ishte me Liam Payne pak para vdekjes tragjike, miku i tij mohon akuzat: S’e kam braktisur kurrë