Aplikacion
Pamjet e publikuara tregojnë toka bujqësore dhe shtëpi të përmbytura pas shiut të dendur.
Mediat shtetërore raportojnë se shumë prej banorëve u shpëtuar nga me helikopterë, ndërkohë që pritet që fatkeqësi të tilla natyrore pritet të komplikojë situatën ekzistuese si mungesa e ushqimit dhe infrastruktura e dobët në Korenë e Veriut.
Edhe pse shumicën e kohës Koreja e Veriut tregohet hermetike në lidhje me vështirësitë që has, këtë herë është treguar e hapur, duke pasur parasysh që mediat shtetërore kanë raportuar ngjarjen duke u shprehur se kjo është një krizë e rëndë.
Mediat raportojnë se më shumë se 4.200 banorë të Koresë së Veriut u evakuuan pasi mbi 10 avionë kryen deri në 20 fluturime të njëpasnjëshme vajtje-ardhje.
Të rralla janë edhe fotot e Kim Jong Un në një makinë në rrugët e përmbytura, ndërsa mediat vendase përpiqen të trumpetojnë faktin që Kim po udhëheq vetë operacionin e shpëtimit. /ZOOM.AL/