Aplikacion
Koci, i cili qëndroi disa ditë në Beograd në cilësinë e avokatit të autorizuar nga familja Hajrizi për kthimin e trupit të Fatonit në Kosovë, ka deklaruar se situata është komplekse dhe po luhet një lojë politike në Serbi për këtë çështje. Ai tregoi për kërkesën e re dhe të vonuar që ka Beogradi për çështjen Hajrizi.
Teksa ka kërkuar që t’i mundësohet nënës së Fatonit ta shoh kufomën, por i ishte thënë se ishte e pamundur, pasi arkivoli është i mbyllur hermetikisht dhe se nuk është në gjendje të mirë kufoma. Për këtë arsye Koci kërkoi që me këtë barrë të merret vet shteti i Kosovës. Sipas informacioneve të zyrtarëve serb, nuk dihet kur do të kthehet trupi i pajetë I Hajrizit pasi ata po presin informacione nga Gjermania.
E gjithë këtë situatë po e konsideron si “inskenim” nga Serbia, publicisti Rexhep Elezaj. Elezaj në një prononcim për gazetën “Bota Sot” ka thënë se ngjarja me rastin e vrasjes së policit serb po del të ketë qenë ndryshe, duke kujtuar se serbët nëpër kohë të ndryshme ishin në gjendje të inskenonin raste të ndryshme për t’i fajësuar shqiptarët.
“Rasti shumë tragjik i Faton Hajrizit dhe shumë i rënd për familjen e tij dhe gjithë Kosovën, tani dhjetë ditë pas “vrasjes” së tij, në vend se të zbardhej, u bë edhe më enigmatik, dhe kjo, për disa shkaqe, sepse veprimet e regjimit kriminal të Serbisë, më konkretisht të ministrit të saj të brendshëm, I. Daçiqit, i cili me deklaratat e tij fashizoide dhe akuzat ndaj Kosovës, se gjoja policin serb, Kusmanoviq, e ka vrarë Faton Hjarizi, se ishte ky një akt terrorist i ardhur nga Kosova, etj., shihej qartë se veprimet dhe deklaratë e tij rreth këtij rasti ishin një inskenim i BIA-s, meqë sipas të gjitha gjasave ngjarja duket të ketë qenë krejtësisht ndryshe.
Është kështu për faktin, sepse serbët si popull dhe si shtet, janë të njohur për mashtrime, rrena ordinere, inskenime, manipulime si dhe falsifikime të historisë së tyre kriminale, dhe këtë e kanë dëshmuar disa herë gjatë kohës së okupimit të Kosovës (1989 – 1999), siç ishte rasti i Gjorgje Martinoviçit, i cili e lëndoi veten në anal me shishe qelqi, duke i akuzuar shqiptarët si dhunues të serbëve, pastaj rasti i vrasjes nga vetë shërbimi sekret i Serbisë i 6 të rinjve serbë në kafenenë “PANDA”, me 4 dhjetor të vitit 1998 në Pejë, duke i akuzuar ushtarët e UÇK-së si vrasës të tyre, si dhe shumë raste tjera të ngjashme, përfshirë këtu edhe rastin e fundit me Faton Hajrizin afër kufirit me Bosnjën, qytetin Lloznicë, që sipas mendimit tim, të gjitha gjasat janë që edhe kjo ngjarje të ketë qenë inskenim i BIA-s serbe, për shumë shkaqe dhe arsye”, ka thënë Elezaj për gazetën “Bota sot”.
Elezaj thotë se Faton Hajrizit i është përgatitur kurth nga bashkëpunëtorët e BIA-s në Kosovë dhe Preshevë duke e orientuar që të dalë në Evropë përmes Serbisë. Ai ka renditur edhe disa teori mbi të cilat thotë se Serbia e ka inskenuar rastin.
“Së pari; rezulton i qartë fakti se Faton Hajrizin dikush nga bashkëpunëtorët e BIA-s në Kosovë dhe Preshevë e ka mashtruar, duke i thënë se rruga më e sigurt për me dalë në Evropën perëndimore është ajo përmes Serbisë në drejtim të Bosnjës, një kurth kjo e përgatitur mirë me orë dhe minuta nga këto shërbime, e që mjerisht do përfundon me kapjen e Fatonit në ndonjë vend krejt tjetër në Serbi, për ta sjellë pastaj aty ku ndodhi “ngjarja”, gjithnjë sipas skenarit serb të hartuar më përpara.
Së dyti; policin 34 vjeçar serb, Kusmanoviq, do ta ketë vrarë vetë shërbimi i BIA-s bashkë me policin tjetër të plagosur, ndërsa F. Hajrizin, ose do ta kenë vrarë në ndonjë vend tjetër, ose do ta kenë marrë peng për ta dërguar në ndonjë burg të fshehtë diku në Serbi, kuptohet me qëllim për mos ta liruar kurrë.
Së treti; i tërë kërkimi i Fatonit për dy ditë rresht mund të ketë qenë, po ashtu një skenar i policisë serbe, siç flasin madje disa foto dhe një video e dyshimtë, kur e merr një biçikletë, dhe kjo për faktin, sepse po të kishte ikur Fatoni nëpër ara dhe livadhe me plotë me barë në drejtim të lumit Drina, ai, si një djalë i aftë fizikisht, do ia kishte dalë që pa ndonjë therë në këmbë ta kaloi atë lum, por jo, sepse ai nuk ka qenë fare i fshehur në atë zonë.
Së katërti; në zonën e Lloznicës ka rezerva të mëdha të litiumit, shfrytëzimin e të cilit e kanë kundërshtuar banorët e kësaj zone, kështu që në ditën kur u vra polici serb dhe një tjetër u plagos, në këtë qytet banorët qysh në mëngjes e kishin filluar protestën kundër nënshkrimit të marrëveshjes me Gjermaninë, kancelari i së cilës në po të njëjtën ditë gjendej në vizitë në Beograd, andaj një ngjarje e tillë tragjike, ishte “metoda” më e mirë për regjimin, që vëmendjen e tyre ta kthejnë kah kjo ngjarje, ashtu siç edhe ka ndodhur atë ditë në realitet.
Së pesti; qëndrimi në Serbi dhe përpjekja e avokatit Arianit Koci, që ta zbulojë morgun se ku gjendet trupi i tij, si dhe ta fillojë procedurën e kthimit të trupit të pajetë të F. Hajrizit në Kosovë, do rezulton i pasuksesshëm, siç ka deklaruar vetë ai, ngase zyrtarët serbë, përveç se e kanë gënjyer rreth vendit se ku gjendet kufoma e të ndjerit F. Hajrizi, i kanë kërkuar që ta sjellë pështymën e nënës së tij, ngase, siç i kanë thënë, nuk janë përputhur krejtësisht shenjat e gishtërinjve, që e gjithë kjo është një gënjeshtër e kulluar si dhe lojë e kriminelëve serb me jetën dhe trupin e masakruar të F. Hajrizit”, është shprehur Elezaj.
Madje, analisti mendon se trupi i Faton Hajrizit nuk do të kthehet më kurrë në Kosovë por do të hyj mes personave të pagjetur që Serbia i ka zhdukur gjatë luftës.
“Andaj, mendoj se trupi i pajetë i tij kurrë më nuk do të kthehet tek familja e tij në Drenas, veçse njëjtë, sikur 1637 trupa të pagjetur të shqiptarëve të vrarë në luftë, e që ende gjenden në Serbi, edhe trupi i F. Hajrizit do të hedhet në ndonjë gropë pa gjurmë dhe pa shenja, mbase vrasja e tij mund të jetë hakmarrje e qartë për 3 serbët e vrarë në Banjskë nga policia e Kosovës me 24 shtator 2023, mundësi të cilën nuk duhet përjashtuar asnjëherë”, ka nënvizuar ai.
Elezaj ka thënë se rasti bëhet edhe më i rëndë për faktin se organet e shtetit të Kosovës refuzojnë të marrin përgjegjësi.
“Mirëpo, në anën tjetër, qëndrimin abuziv, heshtja e çuditshme dhe refuzimi i marrjes së përgjegjësisë nga ana e organeve të qeverisë së Kosovës, sidomos të Ministrisë së drejtësisë dhe ministres A. Haxhiu, pastaj qëndrimi zyrtar, se F. Hajrizi për qeverinë e Kosovës është kriminel (B. Bislimi), si dhe kërkesat e disa qeveritarëve që ai të mos trajtohet si hero, arratisja e tij nga burgu gjysmë i hapur i Smerkovnicës, si dhe vrasjen e tij të mundshme nga BIA në Serbi, e bën këtë ngjarje shumë më të rënd dhe më të dhimbshme, jo vetëm për familjen, veçse për gjithë popullin shqiptar të shumëvuajtur, duke e hedhur mbi sipërfaqe faktin, se burgjet e Kosovës qenkan në një gjendje të mjerueshme, si në aspektin e sigurisë, ashtu dhe atë të edukimit, risocializimit dhe kthimit të burgosurve në jetën normale.
Mbase, për këto dështime dhe qëndrime agresive ndaj të burgosurve tanë, në veçanti ndaj Faton Hajrizit, përgjegjësia politike dhe morale e udhëheqësve shtetëror të Kosovës është e pashmangshme”, përfundoi Elezaj mendimin e tij.