zoom

Aktualitet

Dritan Dajti lirohet nga qelia, zbulohet arsyeja e fortë…

Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 agjentëve të Antidrogës në vitin 2009 në Durrës, është liruar nga qelia e Burgut të Peqinit dhe me një motiv të fortë.

Sipas autoriteteve, mësohet se juristi i akuzuar për krime të rënda ndër vite, e la përkohësisht qelinë, pasi iu është dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij.

Mësohet se nëna e të dënuarit me burgim të përjetshëm (por që pretendon se e ka mbaruar izolimin pasi është dënuar vetëm me 25 vite), fatkeqësisht ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Aktualisht Dajti ndodhet në proces për llogaritjen e dënimit, në procesin që po mbahet në Gjykatën e Elbasanit. Aui pretendon se ka përfunduar dënimin e ish-Apelit të Krimeve të Rënda, kurse Prokuroria se Gjykata e Lartë ia rrëzoi rekursin dhe la në fuqi dënimin përjetë./ZOOM.AL/