zoom

Kosova

Zyrtarizohet shtyrja e mandatit, Lajçak do jetë emisar për dialogun Serbi-Kosovë deri në Janar

Miroslav Lajçak do të mbetet emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi deri në janar të vitit 2025, ka njoftuar Zyra për Shërbim të Jashtëm të BE-së.

Mandati i tij do të jetë deri në fund të janarit.

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur mandati Lajçakut, ashtu siç ishte paralajmëruar. Vendimi është marrë në takimin e ambasadorëve të vendeve të BE-së në fillim të korrikut, pas kërkesës që është bërë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

Në prill, nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së ishte njoftuar se Lajçak është kandidat i tyre për ambasador të BE-ë në Zvicër. /ZOOM.AL/