zoom

Bota

Mushkonjat po bëjnë namin, Brazili regjistron 2 vdekjet e para nga virusi i rrallë Oropouche

Mushkonjat janë kthyer në një rrezik për shëndetin e njerëzve për forcën e frikshme të shpërndarjes së sëmundjeve dhe viruseve nga pickimet gjakpirëse.

Ministria braziliane e Shëndetësisë ka konfirmuar dy vdekje nga ethet Oropouche në shtetin Bahia. Ato janë të parët e regjistruar në botë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria, “deri më sot, literatura shkencore botërore nuk kishte raportuar asnjë rast të vdekjeve nga kjo sëmundje”, shpjegon CNN Brazil.

Sipas Sekretariatit të Shëndetësisë të shtetit Bahia, vdekja e parë u regjistrua më 17 qershor. Pacienti ishte 24 vjeç, jetonte në Valença dhe vdiq në muajin mars.

Vdekja e dytë e një gruaje u regjistrua të hënën e kaluar, raporton Agenzia Brasil. Të dy nuk kishin sëmundje themelore dhe shfaqën simptoma të ngjashme me ethet e rënda të dengës. Duket se përhapëset e këtij virusi janë pikërisht mushkonjat. /ZOOM.AL/