zoom

Lajme

Egnatia shkëlqen në Conference, fiton në transfertën e Vikingur. Partizani disfatë në Gjeorgji

Skuadrat shqiptare shfaqin ulje-ngritje edhe pas dështimit në fazat e para të Kupave të Evropës.

Egnatia mundi 0-1 Vikingur Reykjavik në Islandë, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Doukou. Vendasit provuan të reagojnë në të gjitha mënyrat në fraksionin e parë, pa rezultat. Në pjesën e dytë, islandezët shtuan presionin, por prapavija rrogozhinase tregoi se është në një natë të mirë. Vikingur “flirtoi” disa herë me golin, fati nuk e deshi që topi të shkonte në rrjetë.

Kështu, Egnatia siguroi një rezultat të rëndësishëm, në pritje të ndeshjes së dytë, që luhet pas disa ditësh.

Kurse Partizani ka pësuar disfatë 2-0 nga Iberia 1999, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conferencë League. Në ndeshjen e luajtur në Mikheil Meskhi Stadium (Tbilisi), vendasit nga Gjeorgjia realizuan gol pas gjysmë ore loje me Nonikashvili me penallti.

Në fillimin e pjesës së dytë, gjërat për skuadrën e Orges Shehit u komplikuan në maksimum, pas daljes me karton të kuq të Rrapaj. Ekipi i Korgalidze ndëshkoi kundërshtarin në minutën e 57-të, falë Syllas.  Partizani do të tentojë përmbysjen e madhe, në ndeshjen e kthimti që do të lihet pas pak ditësh. /ZOOM.AL/