zoom

Lajme

Skandal në Lojërat Olimpike, Argjentinës i anulohet goli 2 orë pas ndeshjes! Messi: E pazakontë…

Një skenar i pabesueshëm ka ndodhur gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024. Argjentina humbi 1 me 2 përballë Marokut, ndërsa gjithçka ishte mbyllur fillimisht barazim 2-2.

Por skandali plasi teksa 2 orë pasi skuadrat i ishin drejtuar dhomave të zhveshjes për shkak të ndërhyrjes së tifozëve marokenë dhe sigurisë, arbitri i riktheu sërish në fushë.

Më pas goli i barazimit të Argjentinës në fund, u anulua nga kryesori përmes VAR.

Për këtë ka reaguar dhe Leo Messi. Sulmuesi i Inter Miami, që nuk është i grumbulluar për Lojërat Olimpike, shkruajti në Instagramin e tij: “E pazakontë”.

Diçka e tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur më parë në futboll. Dhe pse të gjithë e dinin ndeshjen të përfunduar, nga organizatorët u tha se sfida vetëm ishte ndërprerë.

Gjithçka rifillloi me zbrasjen e stadiumit. Të gjitha këto incidente ndodhën nga tifozët e Marokut, që nuk kursyen aktet e dhunës pas golit të barazimit nga Argjentina, që më pas rezultoi i parregullt. /ZOOM.AL/