zoom

Lajme

“Kujt i thua ordiner?!”, plas sherri në Parlament mes Bardhit e Braçes: Mos na hap barkun, legen…

Tensionohet më shumë situata në Kuvend mes kampeve politike. Deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës kanë debatuar me tone të larta në seancën e sotme parlamentare.

Deputeti demokrat dhe kreu i grupit opozitar, Gazment Bardhi, ka replikuar ashpër me socialistin Erion Braçe, ndërsa e akuzoi këtë të fundit për gjuhë jo të hijshme.

Sakaq, socialisti mohoi që të kishte fyer demokratin.

Debati në sallë:

Bardhi: Kujt i thua ordiner ai?

Braçe: Nuk i thashë as atij, asnjë personi tjetër. Ik more mos na hap barkun, o legen…! /ZOOM.AL/