Aplikacion
Kuvendi ka miratuar sot shtyrjen e afatit të Punimeve të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për ‘Sterilizimin’ dhe ‘Check-up’. Puna e komisionit u shty deri më 22 tetor 2024.
Në Kuvend për votim do të kalojë dhe drafti i dakordësuar mes PD dhe PS për Reformën Zgjedhore. Në seancën e sotme pritet të kalojnë në sërë projektligjesh, por dhe çështje që parashikohet të krijojnë debat.
Në rend dite ishte përcaktuar që sot të miratohet projektvendimin për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, si dhe zgjatja e afatit të komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up në Shëndetësi. Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e PS-së, Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.
Sakaq, në rendin e ditë është parashikuar edhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut. /ZOOM.AL/
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë