Aplikacion
Si në pjesën më të madhe të rasteve kur Armina bën një bisedë me ndjekësit, pyetja për fëmijët dhe kur do bëhet nënë nuk mungon asnjëherë.
Por ish-missi dhe opinionistja e Ferma VIP e ka pritur mirë këtë pyetje, duke i kthyer një përgjigje të sinqertë.
“Për momentin po shijoj jetën. Ta shohim. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar. Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë e lumutur kështu. Kam edhe pak kohë”, shkruan Armina.
Kujtojmë se në 25 shtator të dy viteve më parë, Armina Mevlani u bë nuse dhe kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, në martesë. Ata organizuar një dasmë madhëshore, e cila mori vëmendjen e mediave dhe rrjetit për disa muaj. /ZOOM.AL/