Aplikacion
Dakordësi mes palëve ka në parim përsa i takon votës së emigrantëve dhe herësit elektoral, por jo për të tjerat, si ai i koalicioneve parazgjedhore. PD e ka denoncuar publikisht njëanshmërinë e socialistëve dhe se nuk është arritur akord në Grupin e Dialogut. Pra socialistët me shumicë kartonash pritet të votojnë propozimet e tyre, pa dakordësi.
Lidhur me temën e nxehtë që ka ndezur sa herë polemika mes dy kampeve, atë të “5 qershorit” ose koalicionet parazgjedhore, mazhoranca duket e vendosur. Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi u shpreh gjatë komunikimit me gazetarët se 5 qershori është kapitull i mbyllur dhe vendimi i 2020-ës, që hoqi koalicionet parazgjedhore, nuk do të preket.
“Kjo çështje ka dalë edhe në publik dhe është diskutuar, ka qenë një nga kushtet e forta të opozitës për të vazhduar dialogun për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dhe mendoj që edhe qëndrimi jonë ka qenë po kaq i qartë sa këmbëngulja e tyre. Ne nuk i kthehemi më asaj çështje, kështu që nuk ka dhe nuk do të ketë besoj ndonjë variant tjetër veç atij që kemi përcaktuar në vitin 2020 me ndryshimet që bëmë”, u shpreh ai ndër të tjera. /ZOOM.AL/
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë