zoom

Bota

Tragjedi në Etiopi, rrëshqitjet e dherave i marrin jetën rreth 300 personave. Viktimat në rritje

Numri i të vdekurve nga dy rrëshqitjet e dheut në një rajon të largët të Etiopisë jugore të hënën, është rritur në 229 persona, sipas autoriteteve lokale.

Departamenti i Çështjeve të Komunikimit të Zonës Gofa tha të martën se 148 meshkuj dhe 81 femra ishin vrarë.

Një zyrtar lokal, Habtamu Fetena, i kishte thënë më herët transmetuesit shtetëror, Korporata Transmetuese Etiopiane (EBC) se mes të vdekurve ishin edhe fëmijë dhe se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet më tej.

Grupet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën me shpresën për të gjetur njerëz të gjallë, megjithëse kjo duket e pamundur. /ZOOM.AL/