zoom

Aktualitet

Nxënësja e mitur shfrytëzohej për prostitucion, nëna: 22-vjeçari e kërcënonte, më tha se do mbytej!

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit, bashkë edhe me një 45-vjeçar që dyshohet të jetë klient, pasi dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion një të mitur, nxënëse e shkollës në Maliq.

Policia arrestoi të dyshuarit pas denoncimit. Kurse e ëma e të miturës ka rrëfyer se 22-vjeçari e ka kërcënuar të bijën që të mos tregonte.

Ajo u shpreh se e mitura i ka thënë që do të mbyste veten, ndërsa u shpreh se 22-vjeçari vinte me motor dhe e merrte nga shkolla.

“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë, ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë.

Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha”, u shpreh ajo.

Policia sqaroi se hetimet janë ende aktive dhe priten detaje plotësuese rreth ngjarjes së rëndë. Vajza ka dëshmuar edhe se është abuzuar seksualisht.