zoom

Lajme

Zgjedhjet e 4 Gushtit në Bashkinë e Himarës, 11 parti janë regjistruar në KQZ për të garuar

Për zgjedhjet që do të zhvillohen në Himarë, më 4 gusht, për pozicionin e Kryebashkiakut, kanë paraqitur kërkesat për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore 11 forca politike.

Mes tyre janë PS, PD, BDNJ, PL, FRD, PBK etj.

Kërkesat e paraqitura do të diskutohen dhe miratohen në mbledhjen e nesërme të KQZ-së. Në zgjedhjet e Himarës garojnë përballë njëri tjetrit Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikuria, i propozuar nga PBDNJ, por që mbështetet edhe nga PD, Partia e Lirisë dhe parti të tjera opozitare.

Fredi Beleri e humbi mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj 2023, pasi u arrestua dy ditë para votimit për jkorrupsion me votat nga Prokuroria dhe SPAK, teksa GJKKO e ka dënuar me formë të prerë me 2 vite burgim. Gjithashtu ai nuk mundi të betohej sipas afateve kushtetuese, duke mos shkuar në zyrë prej më shumë se një viti.

Mes debatesh ligjore dhe kushtetuese, KQZ pranoi kërkesën e PS për heqjen e mandatit, shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja, që u dekretua nga presidenti Bajram Begaj më pas. Beleri aktualisht është zgjedhur nga burgu si eurodeputet për Greqinë dhe madje mori pjesë në betim javën e shkuar, pas lejes së posaçme që u dha nga burgjet.

Njoftimi nga KQZ:

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Martë, datë 23.07.2024, ora 11:00 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtas:

1. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

2. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politke “Partia Republikane Shqiptare” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

3. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokristiane e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

4. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Fryma e Re Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

5. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

6. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

7. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Balli Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”.

8. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

9. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

10. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Balli Kombëtar Demokrat”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

11. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë’ Himarë, të datës 4 Gusht 2024”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura