zoom

Ide & Blog

Xhaferri: Ja arsyet që shkatërruan turizmin në jug

Nga Besart Xhaferri

Ditët e fundit ka nisur një fushatë denigruese ndaj bizneseve në jug të Shqipërisë nga Edi Rama, ku akuzohen se po shkatërrojnë turizmin Shqiptar me çmimet e larta që po vendosin se duan të fitojnë shumë!

E para, është një çmenduri që mes sezonit KM apo persona të tjerë të dalin dhe të akuzojnë privatin sikur po rrjep popullin!

Po më rikujton momentin e nisjes së luftës në Ukrainë, ku tregtarët e naftës apo ushqimoreve u akuzuan për çmimet e larta, ndërkohë që Shqipëria ka taksat më të larta të naftës në Evropë dhe po ashtu TVSH më të lartë të shportës së ushqimeve!

Planifikon të krijojë borde dhe për turizmin?

Edi Rama harron që vetëm këtë sezon detyroi çdo biznes në jug të investojë 100 mijë euro për impiante të reja të gropave septike, ndërkohë që këtë duhet ta realizonte qeveria e tij me investime në tubacione të ujërave të zeza!

Ai harron se bizneset e jugut duhet të blejnë produkte ushqimore me çmimet më të larta në rajon!

Harron se uji edhe jo i pijshëm mungon në jug!

Harron se ato biznese nuk gjejnë më forcë punëtore në atë zonë dhe janë të detyruara ta marrin nga Tirana, qytetet e tjera, Kosova apo edhe në lindjen e largët me rroga shumë më të larta, akomodim dhe ushqim të paguar!

Harron se pushtetet lokale kanë ngritur taksat sikur ofrojnë shërbimet publike të Monte Carlos!

Harron se taksidarët e tij të të gjitha qelizave shtetërore i shohin këto biznese si lopa për tu mjelë dhe për të kënaqur urinë e tyre!

Harron se paraja e pisët është lejuar të shkatërroi konkurrencën dhe të rrezikoi çdo sipërmarrës në jug!

Edi Rama i harron këto, siç harron çdo gjë!

E vetmja gjë që nuk kujton është se ai duhet të uli TVSH në 6% për produktet e shportës, ashtu siç i ka ulur për investitorët strategjikë!

Nuk kujton se duhet ta shesi naftën te bujqit aq sa e shet te jahtet e Jeff Bezos kur ndalon në Shqipëri për tu furnizuar dhe për të shkarkuar ndotjet!

Nuk kujton se çdo sipërmarrje në Shqipëri është në kufirin e mbijetesës apo suksesit po aq sa të luaje në një kazino!

Edi Rama s’ka faj, nga ekonomia nuk kupton, nga marrëzia PO!