Aplikacion
Në pamjet e mëposhtme duket momenti kur policët e Krimit Ekonomik futen në zyrat e dy shoqërive për të sekuestruar kuotat dhe asetet e tyre.
Sipas prokurorisë, Microcredit dhe Final kanë krijuar një skemë mashtrimi dhe kanë përndjekur e u kanë ushtruar presion kredimarrësve.
Kompanitë e mikrokredive dyshohet se kanë mashtruar kredimarrësit dhe kanë fryrë detyrimet e tyre, kanë sekuestruar llogari bankare duke shkelur ligjin për minimum jetik, kanë sekuestruar prona me vlerë shumë herë më të lartë se detyrimet dhe në ankande i kanë vlerësuar shumë herë më pak këto prona.
Në këtë mënyrë qytetarët janë detyruar që të marrin kredi të reja me interesa disa herë më të larta.
Këto kompani kanë ushtruar ndër të tjera presione psikologjike për debitorët dhe familjarët e tyre nëpërmjet telefonatave të shumta me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive.