Aplikacion
Dy punonjës të Burgjeve u pezulluan nga detyra dhe po ashtu, u shkëput linja e internetit për dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli, të cilët kishin mundësi të flisnin me celularë dhe kompjuterë nga burgi 313.
Në fotot e publikuara në formën e denoncimit nga Alda Nikolli, ajo fakton se ka pasur komunikime të vazhdueshme në kamer me Nuredin Dumanin nga burgu.
Alda Nikolli ishte shënjestër e një atentati me tritol në Elbasan pak ditë më parë, ngjarje për të cilën ajo akuzon Nuredin Dumanin.