Aplikacion
Por, vetë Hajrizi mohon që të ketë qenë në Kosovë. Ai, së bashku me familjarët e tij janë të tronditur nga ngjarja duke shpjeguar se që prej janarit nuk e kanë vizituar Kosovën.
Sipas Artan Hajrizit, autor i vrasjes mund të jetë vëllai i tij, Fatoni, i cili u arratis nga burgu i Smerkonices së Vushtrrisë në Kosovë.
Prindërit kanë deklaruar se Fatoni ka shkuar në Gjermani dhe ka qëndruar dy ditë e më pas i ka vjedhur pasaportën Artanit.
“Fatoni m’i ka vjedhë dokumentet, ai nuk dorëzohet veç i vdekur”, pohon Artan Hajrizi.