Aplikacion
Nikolli mbështet argumentet e saj se Dumani burgun e kishte si hotel dhe se ai ishte “drejtor” aty. Ish-çifti flisnin vazhdimisht me video-telefonatë, siç ka treguar dhe vetë Alda. Ajo thotë se ka pasur komunikime prej dy muajsh me të pandehurin e drejtësisë, një marrëdhënie që sipas saj përfundoi me kërcënime. Në fotot e treguara ajo fakton se ka pasur komunikime të vazhdueshme në kamer me Nuredin Dumanin, nga qelia ku ai qëndron, në burgun 313.
Alda tregon se e ka njohur nga partneri i motrës së saj Xhovanës, Amarildo Xhanejt, i cili ndodhet në burg. Sipas saj, Nuredini i ka kontaktuar dy motrat më qëllim për t’i përdorur dhe se ajo nuk e dinte që kishte një të dashur, e cila është bërë shkak për kërcënimet e marra.