zoom

Aktualitet

Atentati me tritol, rrëfimi i Alda Nikollit: Nuredin Dumani, drejtor i burgut. P*rdhunoi një vajzë

Alda Nikolli, një prej motrave të cilave iu vendos tritol në derën e banesës në orët e para të mëngjesit të së dielës (14 Korrik), ka rrëfyer lidhje me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani, që sipas saj, qëndron pas shpërthimit me lëndë plasëse.

E reja ka rrëfyer se me Nuredin Dumanin është njohur nëpërmjet të dashurit të motrës së saj Giovanna Nikolli, Amarildo Xhanej, po ashtu i dyshuar si vrasës me pagesë, pasi të dy ndodhen në burgun 313 në Tiranë. Por gjërat, sipas Alda Nikollit, ndryshuan pasi e dashura e Nuredin Dumanit, Mirjeta Avdiu, zbuloi lidhjen me tyre.

Mirjeta Avdiu është 22-vjeçarja nga Kosova, e cila ishte në banesën me Nuredin Dumanin në momentin që ai u arrestua më 29 Mars në Fier, ku ishte strehuar pasi u plagos gjatë një atentati që i bënë në qytetin e Elbasanit po atë ditë.

“Mirjeta mori mundimin edhe të na kërcënojë, ma vërteto thoshte që ti ke folur me të. Moj po kam folur i thosha, jo “ma vërteto”. Ia vërtetova me një vokal, mbas 5 minutash pastaj ka marrë Nuredin Dumani dhe më ka kërcënuar”, rrëfeu ajo në një intervistë për TCH.

Gjithashtu tregoi se vrasësi me pagesë i kishte rrëfyer disa prej krimeve të tij.

“Më tregonte për vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësi, tregonte për vajzën që kishte përdhunuar e ishte hedhur para makinës, që ka vdekur. Shumë gjëra të tjera”, tha ajo, duke pohuar se Nuredin Dumani në fakt po e përdorte, pasi sipas saj kërkonte t’i hiqte statusin e të pandehurit kunatit të saj, Amarildo Nikoll (Xhanej).

Intervista e plotë:

Neve na vendosën tritol në shtëpi, kjo erdhi si pasojë e një video, mendoj dhe dyshoj, gjithashtu edhe një kërcënimi që kemi marrë dy ditë para shpërthimit. Nuk di të kem pasur njëherë probleme me njeri.

I vetmi kërcënim që kam marrë unë është i Nuredin Dumanit.

Si u njohët Nuredin Dumanin?

E kam njohur nëpërmjet kunatit tim, Amarildo Xhanejt dhe ndodhet tek 313, ndodhen në një godinë. Jemi njoftuar nëpërmjet Skype, kemi lidhur kontaktet, kemi vazhduar të flasim.

Sa të shpeshta ishin komunikimet mes jush?

24/24

A i lejohej?

Patjetër, Nuredini është drejtori i burgut, nuk është i burgosur, se di kush e thotë.

Çfarë interesi kishte Nuredin Dumani ndaj teje?

Mendova që donte të më njihte, por paska pasur qëllim që të më përdorë, si mua dhe motrën time Xhovanën.

Cili ishte qëllimi i tij?

Qëllimi i tij ishte që t’i hiqte statusin kunatit tim, Amarildos, të pushonte nga puna prokuroren se s’po ia përmend emrin dhe të lante haqet me hasmin nëpërmjet meje.

Pse thua që është i interesuar të heqë statusin e kunatit tënd?

Sepse ma ka shprehur, më ka thënë që atë e ka futur Emiljano Shullazi aty, nuk e meriton të jetë aty, do ta heqin, motrën tënde do ta vrasin. Këto ishin fjalët e tij.

Po interesi tjetër për të dëmtuar prokuroren e çështjes së Amarildos?

Sepse më duket se kishte nja dy vite që i kishte ndaluar gocat ajo. Nuredin Dumani kështu jeton duke i vendosur gjoba njerëzve, sepse nuk është se ka lekë.

E vazhdon aktivitetin e vënies së gjobës edhe në burg?

Patjetër që po, jo më larg se para disa ditësh i vendosi gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro. E ka detyruar edhe të pranojë gjëra që nuk i ka bërë.

Në çfarë forme?

Nëpërmjet presionit, ia vinte edhe Dakut, i cili është Leonard Luzi, por që për fat të keq është kapur dje (16 korrik) dhe nuk ka arritur dot që t;ia vendosë.

Kishte kompjuter, laptop personal, posi jo, patjetër. Çdo gjë kishte ai, ishte dhomë, jo burg por si hotel. Televizor, thika, kondicioner, unë s’kam kondicioner tek shtëpia ime, Nuredini ka.

Çfarë të tregonte?

Më tregonte për vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësi, tregonte për vajzën që kishte përdhunuar e ishte hedhur para makinës, që ka vdekur. Shumë gjëra të tjera, ndërkohë që nuk e dija që Nuredini paska pasur tjetër jashtë. E ka të dashur, është vajza që është kapur me të ditën kur e arrestuan, Mirjeta Avdiu.

Mirjeta mori mundimin edhe të na kërcënojë, ma vërteto thoshte që ti ke folur me të. Moj po kam folur i thosha, jo “ma vërteto”. Ia vërtetova me një vokal, mbas 5 minutash pastaj ka marrë Nuredin Dumani dhe më ka kërcënuar. Nuredin Dumani edhe pasi u mor vesh për Mirjetën, kemi vazhduar akoma të flasim bashkë. por momentin që mori vesh se kisha shkuar në SPAK dhe kisha deklaruar që ‘unë i kam dorëzuar letrat atij’ ai më bëri bllok. Nuredin Dumani i ka shkëputur kontaktet me mua që në momentin që më ka kërcënuar, i kanë bllokuar të gjitha adresat që të rrinte i qetë. Donte të më linte të qetë nja dy ditë dhe të vepronte, më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë. Brenda një jave e gjysmë Amarildo është rrahur dy herë nga Nuredin Dumani, sepse aty bën ligj, futet me gjithë policët brenda në dhomë.

Shiko kërcënimet dhe ndodhinë që ndodhi para disa ditëve, ky është Nuredin Dumani që merret me femra se me burrat i ka mbyllur hesapet ai.

A i je drejtuar institucioneve të drejtësisë?

Patjetër, nuk do të vija kurrë këtu pa shkuar para tek shteti.

Çfarë përgjigje ke marrë?

Kam shkuar në SPAK, tek policia e Elbasanit, asnjë nuk e merr mundimin, më saktë nuk ka shanse të bëj denoncim ndaj Nuredin Dumanit, se Nuredin Dumanin e duan më shumë se popullin dhe e mbrojnë me forcën e shpirtit.

Ndihem e rrezikuar, në SPAK më thanë që s’ka dashur të të vrasë, por thjesht për të trembur.

Ku i dihet këtë radhë ndoshta edhe e arrin.

Postime të lidhura