Aplikacion
Policia e Shkodrës njoftoi se një 27-vjeçare, së bashku me katër fëmijët e saj të mitur, tentoi të hidhej nga lumi Buna.
Fëmijët janë të moshës 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
Ata u ndaluan në kohë nga policët që po patrullonin në zonë, duke e penguar nënën që të kryente aktin ekstrem.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër”, njoftoi policia.
Hetimet për shkaqet që e shtynë të renë drejt vetëvrasjes, duke flijuar edhe fëmijët, po hetohen nga policia.