zoom

Aktualitet

Shtëpia iu hodh në erë me tritol/ Xhovana Nikolli sulmon Nuredin Dumanin: S’je burrë, por kur*ë

Xhovana Nikolli, e cila dyshohet se ishte shënjestër e një atentati me tritol të ndodhur të dielën në Elbasan, ka sulmuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Nikolli ka akuzuar Dumanin se tritolin në derën e banesës ia ka vendosur ai, ndërsa e sfidon që ta përsërisë ngjarjen.

“Burrni është t’merresh me femra! S’je burr po KURV! Un qa them se tërheq mrapsht deri në frymën e fundit! Nuk jam ajo femër unë që dorëzohem kaq lehtë, o Nuredin Dumani. Hajde më hidh prapë tritol, hajde vet në qoftë se je burr me b*le, mos nis klysha naten… Se more n’qaf njerëz të gabuar mor ordiner…”, ka shkruar ajo.

Një ditë para shpërthimit, Nikolli ka postuar një video ku përmendte Nuredin Dumanin dhe të dashurën e tij.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”, thoshte ajo në videon e postuar në TikTok.

Apartamenti që iu vendos tritol është marrë me qira nga motra e Xhovana Nikollit, por kjo e fundit ishte bashkuar në shtëpi dy javë para ngjarjes.