Aplikacion
“Kemi një ecuri pozitive me ecurinë e regjistrimit të pronave në Kadastër, për legalizimet nuk mund të thuhet e njëjtat gjë. Për këtë arsye është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces për të zgjidhur legalizimin për qytetarët dhe monitoruar punën në Kadastër që në sektorin e legalizimeve lë shumë për të dëshiruar. Bashkitë do të vendosin prioritete dhe përcaktojnë ritmin e planit të punës . Procesi do të udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar që ju do të krijoni kur ky proces do të duhet të fillojë. Për të krijuar një mekanzëm transparence e llogaridhënie mes palëve. Bashkitë të mos jenë në pamundësi për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve kur ata vijnë tek ju dhe me të drejtë ankohen dhe zyrat e kadastrës të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemet të ciline abuzojnë në shumë raste herë nga indiferenca herë nga paaftësia dhe shpesh nga krimbi i kërkesës për ryshfet. Kjo është e vërteta pavarësiht gjithë progresit të bërë por i pakënaqshëm po të shohim progresin e regjistrimit të pronës”.
Sipas Ramës, bashkitë duhet të vendosin radhë në legalizimin e ndërtesave, pasi është e padrejtë që disa presin me vite e disa e marrin shpejt.
“Përtej faktit që ligji parashikon përfundimin e këtij procesi në 2028 ne për banesat e qytetarëve të këtij vendi duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe të vendoset një rend i qartë i kohës së kërkesave. Kjo është a-ja se është e padrejtë që disa presin prej vitesh dhe disa e marrin edhe pse janë aplikues të mëvonshëm. Ju keni detyrën kryesore të vendosni radhë dhe sipas radhës të bëhet ajo që është e para; legalizimi i banesave”.
Ndërkohë Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Dallëndyshe Bici deklaroi sot se, janë 250 mijë dosje legalizimi që kanë marrë vendim, teksa mbeten ende 235 mijë dosje për t’u përfunduar.
Në fjalën e saj gjatë një takimi me kryetarët e bashkive për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama Bici u shpreh se, “vendimi i Këshillit të ministrave përcakton qartë procedurën e bashkërendimit, bashkëpunimit të procesit të punës midis ASHK-së dhe 61 bashkive të vendit me qëllim përfundimin e procesit të legalizimit në të gjithë territorin e vendit”.
Nismën ky proces e ka në vitin 2006. Një proces i tejzgjatur në vite, i cili pati një frymëmarrje pas vitit 2013. Shifrat janë të sakta dhe të qarta. Deri në vitin 2013 kemi vetëm 20 mijë dosje me vendime përfundimtare. Në momentin që po flasim kemi 250 mijë dosje të cilët kanë një vendimmarrje përfundimtare.
Megjithatë ngelet akoma punë për të bërë janë 235 mijë dosje të cilat presin të shqyrtohen dhe të kenë një vendim përfundimtar.
Ligji ka parashikuar si afatin përfundimtar për mbylljen e këtij procesi vitin 20208, por tashmë me bashkëpunimin tuaj të gjithë bashkive, ASHK angazhohet që t’i japim një hov dhe një ritëm më të shpejtë sidomos në zonat e banimit dhe në zonat ku ju i keni zona prioritare.
“Ky është një fillim i mbarë dhe që do japë frytet e veta në interes të qytetarëve me qëllim mbylljen njëherë e mirë të procesit të legalizimit”, tha Bici.
Copyright © Gazeta “Si”