Aplikacion
Ndër pyetjet që iu drejtuan Dumanit ishte ajo e deputetit Bujar Leskaj në lidhje me arrestimin e Sali Berishës, i cili ndodhet nën hetim lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, dhe prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në “arrest shtëpie”.
Dumani tha se dosja e depozituar nga deputeti Taulant Balla, ish-Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, aktualisht ministër i Brendshëm, ka shërbyer thjesht si indicie. Por, sipas tij, prokurorët kanë kryer hetimet e tyre dhe kanë dalë në konkluzionet e tyre bazuar në këto hetime.
Dumani tha se ishin Gjykatat ato që kanë vlerësuar dosjen e paraqitur dhe nuk mund të komentonte vendimet e Gjykatës, përkundrazi i respekton ato. Dumani nuk ka bërë më shumë komente lidhur me çështjen në fjalë, për faktin se ajo është ende nën hetim.
Kreu i SPAK tha gjithashtu se “shyqyr që ia kemi arritur ditës që Prokuroria të hetojë dhe arrestojë ish-ministra apo ish-Kryeministra”. Teksa shtoi se Prokurorët e Posaçëm në punën e tyre nuk ndikohen nga presionet, shpifjet apo thashethemet. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të PD, Flamur Noka, lidhur me çështjen e inceneratorëve, Dumani tha se çështja është komplekse por Prokuroria e Posaçme po kryen hetime intensive. Sipas tij, SPAK po heton rolin e çdo personi që rezulton i përfshirë te afera e inceneratorëve.
“Jeni kallëzues, jeni i ftuar të bëni kërkesë për informacion sa i takon fatit të kallëzimit tuaj, nëse është regjistruar kallëzim penal apo jo. Janë çështje hetimi. Hajde bëj kërkesën për informacion. Ka një hetim paraprak, po kryhen veprimet e nevojshme, hetimi është kompleks, SPAK po heton rolin e çdo personi të përfshirë. Zhvillimet e ditëve të fundit, për arsye të sekretit hetimor jemi të kufizuar në dhënien e informacionit. Hetimi është i gjatë, kërkon marrje informacioni, administrimin e provës.
Hetimi shterues është detyrim ligjor. Procesi kërkon hapësirën e duhur për të vepruar. Presionet, shpifjet dhe thashethemet nuk ndikojnë në punën tonë të përditshme. Hetimi objektiv do t’i japë përgjigje të gjitha pyetjeve të ngritura”, ishte një nga përgjigjet që ai i dha depuetit Noka pas pyetjeve të bëra. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë