zoom

Aktualitet

Greqi/ Lanë në makinë djalin që vuante nga autizmi dhe vdiq në spital, në akuzë prindërit shqiptarë

Një 23-vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me spektrin e autizmit, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Amarinthos të Evias, në Greqi, teksa policia njoftoi ndalimin e prindërve shqiptarë të viktimës dhe marrjen e tyre nën hetim për pakujdesi.

Petrit dhe Vezire Elezi, 56 dhe 48 vjeçe, nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi, 23 vjeç, i cili ishte pa ndjenja. Ai është transportuar në spital rreth orës 12:00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia greke ka arrestuar dy prindërit Petrit e Vezire Elezi me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm – prapambetje mendore, me pasojë vdekjen. Gjithashtu është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës”, thuhet në njoftimin zyrtar. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura