zoom

Lajme

Nis seanca plenare, kreu i SPAK Altin Dumani dhe i PP Olsian Çela presin nga llozha për raportimin

Ka nisur me debate senca e radhës plenare në Kuvend, teksa me interes priten zhvillimet e mëtejshme sipas rendit të ditës.

Pamjet që shihni tregojnë kreun e SPAK, Altin Dumani, kryeprokurorin Olsian Çela, si dhe përfaqësuesin e ILD-së, KLGJ-së dhe KLP-së, që do të raportojnë në Kuvend. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve ndodhen në pjesën e lozhave të Kuvendit.

Sot pritet të shqyrtohet raporti i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023. Raporti i veprimtarisë vjetore të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2023.

Raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2023. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023. Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2023.

Javët e fundit, SPAK është kthyer në shënjestër të ish-presidentit Ilir Meta, aktualisht president i partisë së Lirisë, ish-LSI, i cili nuk ka kursyer as fyerjet ndaj kreut të institucionit, Altin Dumani. Shkak janë disa çështje hetimore që SPAK ka hapur ndaj tij dhe bashkëshortes Monika kryemadhi, me të cilën ndodhet aktualisht në një padi divorci.