Aplikacion
Pas atentatit ndaj Donald Trump, rivalit të tij në garë, Biden iu është drejtuar kombit nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
“Në Amerikë, ne i zgjidhim mosmarrëveshjet në kutinë e votimit, jo me plumba”, thotë ai.
Biden shtoi se “fuqia për të ndryshuar Amerikën duhet të qëndrojë gjithmonë në duart e njerëzve, jo në duart e vrasësve”.
Presidenti i SHBA ka theksuar në mënyrë të përsëritur se pavarësisht mosmarrëveshjeve, se ku po shkon vendi dhe kush duhet ta udhëheqë atë, politika duhet të jetë “një arenë për debat paqësor”.
“Ajo nuk duhet të jetë kurrë një fushë beteje dhe, Zoti na ruajt, një fushë vrasjesh. Pavarësisht se sa të forta janë bindjet tona, ne kurrë nuk duhet të kalojmë në dhunë.”