zoom

Bota

Video/ “E urrej Donald Trump”, cili ishte mesazhi i fundit i të riut republikan që qëlloi Trump

FBI-ja identifikoi autorin e sulmit ndaj ish-presidentit Donald Trump si 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks nga Pensilvania si personin e përfshirë në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump.

“Emri im është Thomas Matthew Crooks. Unë i urrej republikanët, urrej Donald Trump”.

Kështu është shprehur në një videomesazh në rrjetet sociale pak kohë më parë njeriu që tentoi të vrasë ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Crooks figuron në të dhënat publike si votues republikan. Megjithatë, ai kishte bërë një donacion prej 15 dollarësh për një grup progresiv të lidhur me demokratët, shpjegon CNN. Crooks jetonte në periferi të Pitsburgut të Bethel Park dhe u diplomua në shkollën e mesme Bethel Park në
2022.

Hetimet janë ende në vijim dhe nuk dihet nëse njëzetvjeçari ka vepruar si “ujk i vetmuar” apo ka pasur bashkëpunëtorë. FBI-ja më pas mohoi që ekipi i Donald Trump kishte kërkuar forcimin e masave të sigurisë për mitingun në Butler, Pensilvani. FBI tha se Crooks qëlloi disa herë nga një “pozicion i ngritur” jashtë tubimit të Trump përpara se personeli i Shërbimit Sekret të “neutralizonte” sulmuesin.

Hetimet do të duhet të sqarojnë se si një sulmues i armatosur me automatik mund të jetë afruar në njz rreze prej 150 metrash larg ish-presidentit dhe mund të ketë qëlluar nga lart. Një dëshmitar i tha BBC-së se ai u përpoq të lajmëronte policinë lokale për praninë e snajperit disa momente përpara se ai të hapte zjarr.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura