zoom

Lajme

VIDEO/ Ajka këndon “Lamtumirë” gjatë festës, e pranishme edhe mamaja e Besit

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ndau me ndjekësit momente nga ditëlindja e vajzës, Ajkës.

Organizimi i festës është bërë në një sallon të dedikuar për zonjushat e vogla dhe ngjyra dominuese është roza.

Ajkën e shoqërojnë gjatë festës shoqet e saj, por detajet që tërhoqën vëmendjen në rrjet janë dy: Kënga “Lamtumirë” e Xhensila Myrtezajt e kënduar nga vajza, një prodhim muzikor që u konsiderua si dedikim për Besin pas ndarjez, dhe prezenca e mamasë së Bes Kallakut.

Në një nga videot e postuara në “Instastory” nga këngëtarja, në një çast duket nëna e aktorit që feston me Ajkën.

Të jetë kjo video e qëllimtë nga ana e Xhensilës për të treguar se pavarësisht ndarjes me Besin, gjyshërit vazhdojnë të takojnë dhe të ndajnë momente me Ajkën?